Më shumë se 300 lëkundje, sizmologu Koçi: Rreziku kryesor ka kaluar

Nga A2 CNN
22 Shtator 2019, 16:11 | Aktualitet
Më shumë se 300 lëkundje, sizmologu Koçi: Rreziku kryesor

Pa kaluar 24 orë nga tërmeti i pazakontë i së shtunës në vend janë regjistruar më shumë se 300 lëkundje të tjera.

Në varësi të fuqisë, vetëm 30 kanë qenë të ndjeshme për njerëzit, të tjerat veç për aparaturat e Institutit të Gjeoshkencës.

“Janë regjistruar mbi 320 ngjarje deri në momentin që ne po flasim, nga të cilat 2 ngjarje kanë qenë me magnitudë më shumë se 5, 3 ngjarje kanë qenë nga 4.2 deri në 5 dhe nga 3 deri në 4.2 janë rreth 18 ngjarje”, shprehet Rexhep Koçi.

https://a2news.com/2019/09/21/termeti-me-i-forte-i-20-30-viteve-te-fundit-godet-shqiperine/

Eksperti thekson se aktiviteti sizmik është i pa parashikueshëm, por që goditje të forta shoqërohen me të tjera të mëvonshme.

“Nuk ka ndonjë metodë për të përcaktuar sesa zgjat, por ajo që ne dimë është se sa më e fuqishme të jetë ngjarja kryesore aq më e gjatë është edhe periudha”.

https://a2news.com/2019/09/21/termeti-rreshqitje-masive-ne-shkembin-e-kavajes-pas-lekundjeve/

Duke iu referuar tendencës së lëkundjeve, Koçi vlerëson se nuk ka më vend për panik. “Ne mendojmë se rreziku kryesor ka kaluar”, shprehet sizmologu.

https://a2news.com/2019/09/21/termeti-ne-durres-me-i-forti-ne-30-vitet-e-fundit-fatmiresisht-pa-viktima/

Për qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, por edhe për instancat që menaxhojnë emergjencën sizmologu këshillon: “Banesat e dëmtuara nuk duhet të vizitohen nga njerëzit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos