
Kryeministri Edi Rama ka vizituar paraditen e sotme kantierin e ndërtimeve në lagjen “5 Maji”, ku pritet të krijohen 3500 apartamente për mbi 11 mijë banorë, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kompensim 100% kanë përfituar edhe ata që nuk i kishin të legalizuara banesat e dëmtuara nga tërmeti.
Punimet për këtë lagje të re të kryeqytetit parashikohet të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.
"Janë ngritur tre kantiere që kanë nisur punën dhe do të jenë rreth 1000 apartamente për familjet e dëmtuara nga tërmeti që do të rialokohen nga zona të ndryshme të Tiranës, dhe një nga ministritë, ajo e Financave ose e Bujqësisë dhe godina e Tatimeve dhe Doganave", tha Ahmetaj.
Kjo lagje do të përfshijë 5 objekte publike, mes tyre dhe një ministri, ajo e Financave ose e Bujqësisë do të vendosen në këtë zonë. (A2 Televizion)