KQZ letër PS dhe PD: Hiqni menjëherë posterat nga godinat publike. Janë të ndaluara me ligj

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 08:25 | Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar një shkresë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ku u kërkon që të heqin nga institucionet publike materialet propagandistike për fushatën zgjehdore. Në letrën drejtuar Partisë Demokratike, kërkohet heqja e një materiali propagandistik nga ana e koalicionit opozitar PD-AN, të afishuar në fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Ndërsa nga Partia Socialiste kërkohet heqja e menjëhershme e dy materialeve propagandistike të fushatës të shfaqura në Bashkinë e Gjirokastrës.

Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos