
Kryeministri Edi Rama njoftoi në Facebook se kjo fundjavë do të jetë e kufizuar sërish.
“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara. Ta kaloni sa më qetë”, shkruan Rama në rrjetin social.
Kjo do të thotë se në zonat e kuqe do të ketë liridalje deri në orën 10:00 të moshuarit dhe nga ora 11:00 deri në 17:30 prindërit me fëmijët. (A2 Televizion)