Berisha: Duam lista 100% të hapura

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 10:10 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Beirsha, deklaroi se mbështet listat plotësisht të hapura zgjedhore dhe se do të kërkojë që kjo të futet në marrëveshjen që do të arrihet me socialistët për reformën zgjedhore.

“Siguroj çdo zgjedhës të këtij vendi, çdo qytetar dhe qytetarë të këtij vendi, por edhe drejtues edhe anëtarë të forcave politike, se Partia Demokratike është totalisht për lista plotësisht të hapura në nivel kombëtar”, tha Berisha në një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

“Personalisht preferoj listat e hapura të Kosovës, të cilat ndër të tjera u japin qytetarëve mundësinë e preferencave. ndaj dhe këtu në këtë çështje qëndrimi ynë është i palëkundur. Lista kombëtare plotësisht të hapura me një prag të arsyeshëm 2% 3% sipas ujdisë që do arrihet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos