
Policia e Tiranës ka vendosur 37 gjoba për persona që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin në dy protestat e fundit në kryeqytet.
Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.
“Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimeve të zhvilluar me datë 09.11.2026 dhe 10.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit”, thuhet në njoftimin e "bluve".
Në total numri i protestuesve të gjobitur ka shkuar në 186 persona.
(A2 Televizion)