Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, transportohen në spital 45-vjeçarja dhe djali i saj

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 10:14 | Kronikë

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Elbasan, ku V. Z., 45 vjeçe ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe djali i saj 18 vjeç.

“Rreth orës 08:15, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, shtetasja V. Z., 45 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.Nga aksidenti janë dëmtuar 45-vjeçarja dhe djali i saj 18 vjeç, pasagjer në automjet. Të dy të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos