Në seancën e sotme në Parlament, ku do të votohet ratifikimi i marrëveshjes së anëtarësimit të Maqedonisë së veriut në NAto, është prezent edhe kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama deklaroi që “fati ynë është i përbashkët, dhe mishërohet në mënyrë kuptimplotë me aderimin e Maqedonisë së Veriut në strukturat e Natos”.

Kryeministri shqiptar vijoi duke kujtuar se “numri tronditës i viktimave dhe i plagosurve në aksidentin tragjik, për koincidencë pjesa më e madhe shqiptare, e bën sot edhe emocionalisht më të prekshme afërsinë me Maqedoninë e Veriut, kjo lidhje gjen mishërim edhe në aktin e votimit unanim të Kuvendit të Shqipërisë”.
Më pas foli lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që “mesazhi i shpresës së këtij votimi, ndodh në kontekstin e një morti”. (A2 Televizion)