Vlora nën pushtetin e ujit pas reshjeve intensive, disa akse rrugore të pakalueshme

Nga Edi Ruçi
27 Nëntor 2026, 17:38 | Aktualitet

Vlora nën pushtetin e ujit pas reshjeve intensive, disa akse rrugore

Përkeqësohet situata pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë në Vlorë. Për disa orë reshjet kanë vazhduar pa u ndalur duke bërë që përqindja e ujit në segmentet rrugore të rritet ndjeshëm. Akset si "Kosova", "Plazhi i Vjetër" zona pranë bibliotekës së Vlorë si dhe "Albano dhe Romina" janë nën ujë.

Vlora nën pushtetin e ujit pas reshjeve intensive, disa akse rrugore

Në ujë dhe disa prej blloqeve të banimit të qytetit si dhe disa prej zonave periferike. Akse qe janë thuajse të pakalueshme, ndërsa niveli i ujit po arrin deri pranë njësive të biznesit dhe shtëpive.

Ka disa minuta që reshjet kanë ulur intensitetin dhe pritet që kjo gjë të ndihmojë qytetin në largimin e ujit të shiut nga rrugët dhe zonat e banuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos