
Tirana u është kthyer fitoreve me një sukses dramatik 3-2 përballë Skënderbeut në “Selman Stërmasi”.
Pjesa e parë regjistroi të gjithë golat e ndeshjes, plot 5, ku bardheblutë shënuan 3 herë e më pas miqtë ia dolën të shkurtonin diferencën me dy gola para pushimit.
Në pjesën e dytë kishte një mori rastesh, sidomos nga Skënderbeu, që provoi në çdo mënyrë të shënonte, por u ndal nga Bekaj e në fund edhe nga shtylla, shkruan A2.
Me këtë fitore, Tirana ngjitet përkohësisht në vendin e tretë të renditjes. (A2 Televizion)