Zgjedhjet politike do të përcaktojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ky ishte mesazhi që dha në Tiranë Komisionerja për Zgjerim. Marta Kos e cilësoi të arritshëm objektivin e anëtarësimit në vitin 2030 nëse Shqipëria bën detyrat e saj. Kryeministri Rama tha se nuk duan mbyllje syri në rrugëtimin tonë.
''Nuk duam asnjë by pass...''
Kryeministri Rama shprehu angazhimin për të përmbushur çdo reformë drejt objektivit të anëtarësimit në BE në vitin 2030…
“Ua kam thënë para Martës këtë... "
Komisionerja për Zgjerim deklaroi se cilësia e zgjedhjeve politike do të përcaktojë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Marta Kos zgjodhi ta theksonte këtë mesazh dy herë në nisje të konferencës për median me kryeministrin Edi Rama. Duke përgëzuar Shqipërinë për reformat dhe shpejtësinë e hapjes dhe mbylljes së kapitujve, theksoi rrugën përpara.
Rama dhe Kos i mëshuan nevojës për të bindur në të njëjtën kohë 27 vendet anëtare, si punë jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Komisionit Europian
Ka pasur një kohë poshtëruese për Edi Ramën.
“Shqipëria është ndjerë e poshtëruar kur 3 vite komisioni thoshte po, një vend i BE, Jo.”
Sot koha është tjetër dhe lufta është ajo që po i jep dorë integrimit, përtej përfarimit të legjislacionit…
Teksa detyrat e shtëpisë mbeten të qarta, të tilla për Edi Ramën janë edhe këshillat e stoikëve.
“Bëj çfarë të kemi në dorë, çfarë nuk kam s’është problemi im”.
Në fund komisionerja për Zgjerim përgëzoi shqiptarët për ditën e flamurit dhe urimit ju bashkua edhe Edi Rama. (A2 Televizion)