Rama: Partia nuk mund të jetë armatë rezervistësh vetëm për zgjedhje

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 10:38 | Politikë
Rama: Partia nuk mund të jetë armatë rezervistësh vetëm

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, deklaroi se “reduktimi i partisë në një armatë rezervistësh vetëm për zgjedhje, zgjeron hendekun mes partive dhe qytetarëve jomilitantë, sidomos me më të rinjtë, të cilët sot vazhdojnë votojnë sipas traditës familjare”.

“Makineria zgjedhore e një partie të madhe politike është e patjetërsueshme në funksion të fitores së zgjedhjeve. Nuk ka më keq sesa një parti e madhe që lidhet me zinxhir të pandërprerë humbjesh, por reduktimi i partisë në një armatë rezervistësh vetëm për zgjedhje, jo vetëm që i heq asaj ushqimin jetësor me aspiratat dhe kritikat e zgjedhësve, jo vetëm që i këput lidhjet me ngrehinën e bindjeve morale të zgjedhësve, por edhe zgjeron hendekun mes partive dhe qytetarëve jomilitantë, sidomos me më të rinjtë, të cilët sot vazhdojnë votojnë sipas traditës familjare”, deklaroi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos