Rama përdor rimën kundër opozitës: Saliu me automatik, Luli me matrapik…

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 19:59 | Politikë

Kryeministri Edi Rama, në prag të mitingut në Vlorë, i quajti protestuesit e opozitës “çeta haxhiqamiliste e Vlorës” dhe përdori rimën për të ironizuar Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

“Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik”, shkruan Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos