Rama: Shkollat do të hapen

Nga A2 CNN
18 Gusht 2020, 13:51 | Aktualitet
Rama: Shkollat do të hapen

Pas komunikimit në Facebook të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe asaj të Arsimit, Besa Shahini, mbi hapjen e shkollave në shtator, por pa caktuar një datë, ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Po në këtë rrjet social, Rama shkruan: “SHKOLLAT DO TË HAPEN. Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen e shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo, pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t'i hapin. Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos