Për herë të dytë dështon takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti. Këtë herë kushtet i vendosi shefi i qeverisë së Kosovës. Pak orë para se Rama të niste vizitat në pesë kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, Kurti në një konferecë për mediat i çoi mesazh se pa mbledhjen dy qeverive, që ishte anuluar më herët nga Rama, nuk mund të kishte takim kokë më kokë mes dy kryeministrave. (A2 Televizion)
Rama shkon në Prishtinë, Kurti nuk do ta takojë
