
Sali Berisha prezantoi në Shkodër kandidatin e “Shtëpisë së lirisë” për zgjedhjet vendore, Bardh Spahia.
Ish-kryeministri i bëri thirrje shkodranëve që të mos votojnë Partinë Socialiste dhe atë Demokratike, pasi sipas tij, ata nuk e duan Shkodrën.
Ndërkohë, i bëri thirrje kandidatit të Partisë Demokratike në Shkodër, Xhemal Bushatit, që ta lërë këtë fushatë, të bëjë disa ditë pushim dhe të takohen më vonë përsëri, sepse, sipas Berishës, “gabime bëjnë të gjithë”.
“Xhemalit i bëj thirrje të mos bëhet si shoku Xhemal. Bëj disa ditë pushim dhe hajde takohemi sërish, se gabime bëjnë të gjithë. Ju ftoj të shndërrojmë 6 marsin në ditën e triumfit, idealeve tuaja, baballarëve, gjyshërve, traditës suaj, të rinjve, të ardhmes së Shkodrës”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)