Pas fjalimit në Parlamentin Europian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha për gazetaret në Strasburg, se ishin pranë gjetjes së një zgjidhje, lidhur me situatën në veri. Teksa bëri të ditur se po përgatisnin draft-statutin për asociacionin, Osmani kritikoi në mënyrë indirekte kryeministrin Rama, që siç tha nuk ishte konsultuar me ta mbi propozimin e tij. Presidentja komentoi edhe anulimin e mbledhjes se qeverive, duke thënë se është detyrim kombëtar që dy vendet të ulen bashkë. (A2 Televizion)
“Rama s'u konsultua me ne për asociacionin”, Osmani: Jemi pranë zgjidhjes në veri, draftin po e përgatisim ne
