Gjeta: Rama po mundohet të luajë me dy skenarë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2026, 20:45 | Politikë

Analisti Altin Gjeta mendon se kryeministri Edi Rama po luan me dy skenarë, ndërkohë që vendi është përfshirë në protesta.

“Kryeministri është në mohim të temperaturës së lartë në trupin politik të Shqipërisë. Po mundohet të luajë me dy skenarë. Në skenarin e parë po tenton që nëpërmjet dhunës policore të shtypë revoltën e studentëve dhe më pas do e sulmojë egër, si një lëvizje të duarve të errëta; Skenari i dytë është ku revolta nuk ndalon, fuqizohet dhe nuk i lë zgjidhje tjetër veçse të negociojë me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Do të mundohet për një negociatë në prapaskenë ku të kërkojë kohë shtesë, rreth një vit, për të mbyllur kapitujt për integrimin dhe të bëjë një dalje të butë”, tha Gjeta në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj.

“Në mënyrë taktike do e përdorë këtë moment suksesi nga integrimi për të kaluar në Presidencë. Ashtu siç kanë bërë edhe Vuçiç dhe Erdogan”, shtoi analisti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos