Kryeministri Edi Rama u takua në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ndërkohë që ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse do të takohet apo jo me homologun Albin Kurti, takim i cili qëndronte në pritje për konfirmim dhe në agjendën e kreut të qeverisë. Gazetarja Fjorela Beleshi bën një përmbledhje të zhvillimeve të deritanishme të turit të Edi Ramës në vendet e Ballkanit. (A2 Televizion)
Rama takon Osmanin dhe Konjufcën, Kurti e la në pritje
