“Dorëheqja e Ramës, rruga e vetme për zgjidhje”, Berisha thirrje demokratëve të bashkohen me studentët

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 13:19 | Politikë

“Dorëheqja e Ramës, rruga e vetme për zgjidhje”,

Kreu i PD Sali Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen si kryeministër, si e vetmja rrugë për zgjidhjen e saj çka kryedemokrati e konsideron si krizë të thellë politike.

“Së fundmi, i kërkoj Edi Ramës të japë menjëherë dorëheqjen si rruga e vetme për zgjidhjen më të shpejtë dhe më pak të dhimbshme të krizës së thellë në të cilën e ka zhytur vendin. Largimi i tij i menjëhershëm, krijimi i një qeverie që çon vendin drejt zgjedhjeve të lira është kusht i të gjitha kushteve që vendi të dalë nga kriza. Përshëndes dhe njëherë studentët, lëvizjen e tyre dhe i garantoj se PD mbetet e vendosur të mbështesë ata, të mbrojë kauzën e tyre me të gjithë potencialet e saj”, tha Berisha.

Kreu i PD u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të bashkohen me protestën studentore, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës si rrugën e vetme për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Po ashtu ai u ka bërë thirrje pedagogëve, mësuesve dhe prindërve të rreshtohen në mbështetje të të rinjve, ndërsa kërkoi që edhe bizneset e vogla të ndërpresin aktivitetin në shenjë proteste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos