Raporti pozitiv i KE-së, Balla: Moment krenarie, meritë edhe e opozitës

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 14:17 | Politikë
Raporti pozitiv i KE-së, Balla: Moment krenarie, meritë edhe e

Numri dy i socialistëve, Taulant Balla, e cilësoi një moment krenarie raportin e fundit të Komisionit Evropian, por ai falënderoi edhe opozitën parlamentare, pa të cilën tha se shumë ligje do të kishin qenë të pamundur të miratoheshin.

“Vlerësimi i sotëm është një moment sa i rëndësishëm, aq edhe krenarie. Jam objektiv në një vlerësim që dua t’i jap edhe opozitës parlamentare. Ky është një dallim i madh që ju ndan juve me opozitën e rrugës”, tha Balla.

Nga ana tjetër, ai sulmoi ata që, sipas tij, nuk e duan Reformën në Drejtësi, mes të cilëve renditi edhe presidentin e Republikës. “Ditën që u miratua Reforma në Drejtësi, u ngjiz në Shqipëri një aleancë politikanësh të paskrupullt, për të bërë gjithçka për ta ndaluar atë. Ja pse edhe “besëLikja”, edhe “Republika e Re” janë bashkë për të penguar rrugën evropiane dhe reformën, të dyja të ndërlidhura me njëra-tjetrën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos