Meta-Ramës: Mos e provoko më Haradinajn, nuk do të tolerojmë më lojëra

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 19:25 | Politikë
Meta-Ramës: Mos e provoko më Haradinajn, nuk do të tolerojmë

Në konferencën për shtyp, një ditë para tubimit në bulevard, Meta foli edhe për përplasjet mes Ramës dhe Haradinajn.

Meta i bëri thirrje Ramës të mos e provokojë më Haradinajn, ndërsa iu referua kryeministrit si “gruaja e Bilalit”.

“Gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë kufirin dhe vijën e kuqe edhe në raport me çështjet ndërkombëtare. Po e provokon shumë Haradinajn. Gruaja e Bilalit e përkrahu i pari taksën 100%, pastaj kur i thanë se ke një foto në kundërshtim me ligjin, filloi të merrej me Ramushin. Askush nuk ka nevojë për të marrë mend nga gruaja e Bilalit.

Të mos e provokojë më Haradinajn! Mund të ketë shumë probleme, por për të gjithë shqiptarët, ai është një hero i gjallë, ndërsa gruaja e Bilalit është turpi i turpit. Të mos merret më me familjen dhe me figurën e Haradinajt.

Ne nuk mund të pranojmë lojëra të tilla, përçarëse, e provokative”, tha Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/03/01/rama-ne-krah-te-albin-kurtit-heqja-e-takses-do-jete-dita-e-pare-e-tij-si-kryeminister/

A2 CNN Livestream

Latest Videos