“Mendoja se më kishte rënë një vazo në kurriz”, dëshmon tani Ruhiu, një shtetas turk në qytetin e Amasya që u bë pa dashje shpëtimtari i një fëmije 1-vjeçare.
Ngjarja, e dokumentuar nga pamjet e filmuara nga një kamera sigurie, tregojnë si vogëlushi që banonte në katin e parë të një pallati, teksa po luante në ballkon arriti të futej mes hapësirës së kangjellave, duke rënë poshtë në rrugë.
Për një rastësi që me plot gojë mund të cilësohet si mrekulli, Khatira i vogël u përplas fillimisht me shpinën e Ruhiut, duke zvogëluar impaktin me asfaltin, që për të do të ishte me shumë gjasa fatal.
Fëmija 1 vjeç ndodhet në spital, por gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë çdo rreziku. (A2 Televizion)