Rastet e reja me Covid-19, në Vlorë 2 mjekë janë infektuar nga familjarët

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 17:09 | Aktualitet

Mes 7 rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus në qytetin e Vlorës, 2 prej tyre janë personel shëndetësor. Një i spitalit rajonal të Vlorës dhe një nga qendra shëndetësore e Zvërnecit. Por burime pranë spitalit të Vlorës janë shprehur se mjekët që rezultuan pozitiv e kanë marrë virusin nga familjarët e tyre dhe jo në ambientet e spitalit. Brenda këtyre të fundit shërbimi ndaj popullatës në të gjitha pavijonet vijon normalisht nën masat e forta të sigurisë kundër përhapjes së Covid-19. Madje se fundmi drejtoria e spitalit ka ndaluar çdo hyrje të paautorizuar në ambientet e spitalit Ndërkohë mjekët në pavijonin e infektivit të spitalit të Vlorës nuk dalin nga ky pavijon pas përfundimit të orarit të punës por qëndrojnë në ambientet e pavijonit, në dhoma të posaçme, në mënyrë që të shmanget në maksimum kontakti me personat jashtë këtij pavijoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos