Rastet me Covid-19 kanë rënë ndjeshëm, por Greqia nuk ndryshon vendimin për Kapshticën

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 10:53 | Aktualitet
Rastet me Covid-19 kanë rënë ndjeshëm, por Greqia nuk

Shtyhet afati i mbylljes së pikës kufitare të Kapshticës. Në një njoftim të ambasadës greke është lajmëruar se dogana do të vijojë të jetë e mbyllur, duke lënë në zbatim të njëjtat masa, pra lejimin e kuotës prej 400 personash.

Punonjësit sezonalë mund të vijojnë kalimin drejt shtetit helen.

Ndërkohë, në Drejtorinë e Kufirit ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë vendim, i cili pritet të jepet brenda ditës së sotme.

Kjo situatë duket e pakuptimtë, duke qenë se rastet e reja dhe vdekjet nga koronavirusi kanë rënë ndjeshëm në vendin tonë, ndërsa në Greqi shifrat janë më të larta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos