All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rastet me koronavirus, izolohen 400 studentë të një universiteti

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 13:29 | Bota
Rastet me koronavirus, izolohen 400 studentë të një universiteti
All - Paragraf - 1

Të paktën 400 studentë dhe anëtarë të stafit të Universitetit të Mbretëreshës në Belfast, të Irlandës së Veriut, janë vetizoluar pasi 160 persona rezultuan pozitivë me Covid-19.

Një zëdhënës i universitetit deklaroi se vendimi u mor për të qenë të sigurt dhe për të ruajtur shëndetin e studentëve.

All - Paragraf - 3

Ai, gjithashtu, shtoi se nga provat e mbledhura gjatë gjurmimit të kontakteve u vu re se transmetimi po ndodhte në mjediset sociale ose të akomodimit, në krahasim me vendet e tjera në kampus.

Deri tani, më shumë se 50 universitete në Britaninë e Madhe kanë raportuar raste me koronavirus, përfshirë këtu universitetin e Northumbria i cili konfirmoi 770 studentë të infektuar që nga nisja e vitit të ri akademik. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos