Rastet po rriten në shumë shtete, mbi 18 milion të infektuar në botë, SHBA më e prekura

Nga A2 CNN
3 Gusht 2020, 13:09 | Bota
Rastet po rriten në shumë shtete, mbi 18 milion të infektuar

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë i ka tejkaluar 18 milionë, teksa disa shtete përballen me rritje të numrit të të infektuarve, pavarësisht pretendimeve se e kishin mposhtur virusin në fazat e para.

Në Shtetet e Bashkuara, koordinatorja e task-forcës për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, Deborah Birx, ka thënë se shteti i prekur më rëndë nga COVID-19 tashmë ka hyrë në një “fazë të re”. “Ajo çfarë po shohim sot është ndryshe nga muaji mars apo prill”, pohoi Birx, sipas të cilës  virusi “është i përhapur jashtëzakonisht” në zonat rurale dhe ato urbane.

Koronavirusi ka prekur mbi 4.66 milion njerëz në SHBA dhe u ka marrë jetën më shumë se 155 mijë amerikanëve. Për disa ditë radhazi, rastet e reja i tejkalojnë 60 mijë, ndërsa viktimat e 24 orëve të fundit janë mbi 1 mijë.

Qendrat amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve parashikojnë se gjatë 3 javëve të ardhshme mund të vdesin edhe 20 mijë qytetarë të tjerë. Situata nuk është më e mirë në indi ku mbi 50 mijë raste të reja u shënuan në vetëm 1 ditë.

Në total janë infektuar deri më tani rreth 1.7 milion njerëz, mes të cilëve edhe zyrtarë të qeverisë. Situata po përshkallëzohet edhe në Afrikën e Jugut, ku numërohet mbi gjysmë milion të prekur, mbi 10 mijë prej të cilëve në 24 orët e fundit.

https://a2news.com/2020/07/30/17-milione-raste-ne-bote-emergjenca-covid-19-ne-shba-1-viktime-cdo-minute/

Virusi po përhapet me shpejtësi në shtetin australian të Viktorias, me qindra raste të reja të shënuara çdo ditë. Të gjitha dyqanet jo të domosdoshme, bashkë me disa fabrika do të mbyllen për disa javë, ndërsa lëvizja do të jetë e ndaluar nga ora 20 deri në 5 të mëngjesit. 

Sa i përket Ballkanit, Rumania mbetet vendi më i prekur e në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 1 mijë raste të tjera dhe 34 vdekje. Rastet po rriten edhe në Greqi ku bilanci ditor foli për 110 infektimet e reja. Kjo është shifra më e lartë që prej muajit prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos