
Raundi i tretë i bisedimeve midis përfaqësuesve ukrainas dhe ato rusë, do të zhvillohet ditën e nesërme. Lajmin e ka zyrtarizuar në profilin e tij një nga negociatorët ukrainas, David Arakhamia, lideri i partisë “Shërbëtori i popullit” të themeluar nga presidenti, Volodymyr Zelensky.
Lajmi pohon atë që kishte thënë më parë për agjencinë ruse TASS negociatori rus, Leonid Slutsky.
Ai theksoi se në raundin e dytë, ukrainasit treguan aftësinë e tyre në negocim. "Ata kuptuan se jeta e njerëzve është në fije të perit, dhe ky ishte prioriteti ynë", u shpreh ai.
Negociatorët nuk specifikuan vendndodhjen e raundit të dytë të bisedimeve, që shihet si një shpresë e brishtë, por ndoshta edhe e vetmja, për të ndalur shkatërrimin masiv të qyteteve si Mariupol dhe Kharkiv, të goditura rëndë nga artileria ruse. (A2 Televizion)