Reagimet e aleatëve pas propozimit të Bashës për djegie mandatesh

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 11:03 | Politikë
Reagimet e aleatëve pas propozimit të Bashës për djegie

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka propozuar të dielën djegien e mandatave të deputetëve dhe për këtë ka thërritur sot një mbledhje të grupit parlamentar. Sipas Bashës, ky vendim u mor pas mesazhit të qartë të qytetarëve në protestën e të shtunës.

Por çfarë mendojnë aleatët e Partisë Demokratike për këtë propozim të Bashës? Të pyetur nga A2 CNN, ata japin komente të ndryshme. Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar nuk është paraqitur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD dhe ka deklaruar që para se të shprehet pret që Basha të thërrasë një mbledhje me aleatët.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ndodhet në Prishtinë dhe nuk ka pranuar të komentojë. Ndërsa Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane u shpreh se është pro në parim, por gjithashtu pret që Basha ta diskutojë çështjen veçmas me aleatët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos