
Ndërhyrja e ushtrisë për sigurinë në aeroportin e Rinasit, ka sjellë reagimin e presidentit Ilir Meta. Si komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Meta kërkon informacion mbi kushtetutshmërinë e këtij vendimi.
Kreu i shtetit kërkoi zyrtarisht informacion te Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza".
Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, saktësoi se pasi të jetë informuar lidhur me kushtetutshmërinë e këtij vendimi, presidenti i Republikës mund të ketë një reagim publik. (A2 Televizion)