
Shpresës se Eden Hazard do të ishte pjesë e takimit të parë të Real Madrid kundër Liverpool në 1/8 e Champions League i ka dhënë fund trajneri Zinedin Zidane duke e lënë jashtë skuadrës.
Vendimi i francezit vjen për shkak të problemeve të tij të dëmtimeve të shpeshta me klubin deri më tani. Megjithatë, një lajm pozitiv për “Los Blancos” është kthimi i mesfushorit Fede Valverde.
Uruguajani është rikuperuar shpejt nga dëmtimi që pësoi kundër Celta Vigo dhe i jep madrilenëve një tjetër mundësi në mesfushë.
Lista e skuadrës së Real Madrid kundër Liverpool:
Portjerë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Diego Altube.
Mbrojtës: Eder Militao, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Alvaro Odriozola, Ferland Mendy.
Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco, Sergio Arribas.
Sulmues: Karim Benzema, Marco Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius, Mariano Diaz, Rodrygo. (A2 Televizion)