Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, po kritikohet ashpër në Suedi, pasi akuzohet se ka vrarë një luan në Afrikën e Jugut, në vitin 2011, dhe më pas ka dërguar lëkurën dhe kafkën e tij në vendlindje, në Malmo.
Sulmuesi veteran, i cili e cilëson veten si “luan” prej vitesh, është akuzuar nga gazeta “Expressen”, që thotë se Ibra mori licencën për gjueti dhe një vit më pas vrau luanin në habitatin e tij.
Në artikullin e saj hulumtues, gazeta publikoi emrat e 82 gjuetarëve suedezë që kanë sjellë në shtëpinë e tyre si trofe një luan.
Gazeta e kontaktoi futbollistin suedez për koment, por nuk ka marrë përgjigje. (A2 Televizion)