Tragjedi në “motocross”, vdes gjatë garës piloti 23-vjeçar me vetëm një dorë

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 16:40 | Futboll

Një pilot argjentinas ka pësuar një aksident tragjik gjatë një gare të "motocross" në vendlindjen e tij.

23-vjeçari Alberto 'Wey' Zapata, pasi humbi kontrollin pas një kërcimi dhe u rrëzua në tokë, u godit në qafë nga dy garues të tjerë, të cilët vinin me shpejtësi pas tij dhe nuk e shmangën dot.

Disa muaj më parë, piloti i ri i kishte shpëtuar për mrekulli një aksidenti të rëndë rrugor, por mjekët u detyruan t’i prisnin krahun e majtë. Edhe pse ata e kishin këshilluar që të mos garonte më kurrë, ai iu kthye pistave me dhe' të “motocross”-it. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos