Realizojnë ëndrrën me 20 mijë paund, udhëtojnë botën

Nga A2 CNN
23 Tetor 2018, 09:02 | Lifestyle

Martin Hill, 38 vjeç, shiti shtëpinë e tij në një zonë mjaft të mirë të Nottingham për një vlerë rreth 200 mijë paundësh, duke e ndryshuar jetën e tij totalisht.

Martin u njoh me Iona Stewart, 27 vjeç, në Alpet zvicerane dhe që nga ai moment jeta e tij mori tjetër rrjedhë. Ata janë të dashuruar pas udhëtimeve dhe për këtë arritën të realizojnë edhe ëndrrën e tyre.

Pas shiti shtëpinë për një shumë të majme, ai Martin Hill, 38 vjeç, dhe Iona Stewart, 27 vjeç, tashmë mund të udhëtojnë botën me shtëpinë me vete. Çifti e bleu kamionin në “eBay” për vetëm 3.600 paund dhe shpenzoi edhe 20 mijë të tjera për ta shndërruar atë totalisht.

Martin thotë se ideja i erdhi pasi kishte konsumuar disa birra, por edhe pse në gjendje të dehur, ai e vuri në praktikë idenë e tij dhe e realizoi më pas atë. “Ne jemi me të vërtetë me fat që e realizuam këtë. Tashmë mund të udhëtojmë ku të duam, me shtëpinë me vete”, thotë Martin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos