Olimpiada e Tokios, atletët myslimanë do të kenë një kamion-xhami ku të falen

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 23:25 | Sporte të tjera

Po afrohen Olimpiadat e Tokio-s, dhe japonezët padyshim që nuk lejnë asnjë detaj pa parashikuar. Duke parë shumëllojshmërinë e atletëve dhe të besimeve të tyre, qyteti olimpik do të pajiset edhe për një kënd ku çdo person, së bashku ose në privatësi, mund të lutet dhe të gjej përqendrimin për  një rezultat të mirë sportiv.

Risia më e veçantë në këtë aspekt është një kamion që për pak sekonda shndërrohet në një xhami të vërtetë, me gjithë elementët për t’ u lutur në mënyrë komode.

Kamioni-xhami do të ofrojë një hapësirë rreth 48 metra katrorë, por edhe mund të zgjerohet në pjesën e saj të prapme.

Edhe pse pjesa më e madhe e japonezëve është fesë shintoiste dhe budiste, llogaritet që në vendin aziatik jetojnë rreth 200 mijë myslimanë, dhe ndodhen më shumë se 100 xhami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos