
Mbledhjen e radhës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore e përshëndeti dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca.
Ashtu dhe si kryediplomatja amerikane, Yuri Kim edhe ambasadori Soreca pret nga palët të vijojnë me frymën konstruktive dhe ta përmbyllin reformën brenda afatit të caktuar në fund të majit.
"E rëndësishme të përparohet me Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Mirëpresim qëndrimin konstruktiv të të gjitha palëve dhe i ftojmë të vazhdojnë punën për arritjen e një marrëveshje të përgjithshme deri më 31.05. Për të lejuar Shqipërinë të përparojë në procesin e pranimit në BE", shkruan Soreca. (A2 Televizion)