Organizatat jo qeveritare si “Open Data Albania”, janë angazhuar për të dhënë kontributin e tyre me sugjerime për hartimin e Reformës Zgjedhore. Por sipas drejtueses se kësaj organizate, Aranita Brahaj, draft amendimet që sot gjenden në tryezën e Komisionit të Posaçëm janë shumë të dobëta dhe përpiqen kryesisht të kamuflojnë me një mekanizëm, origjinën e financimeve për subjektet politike. “Konflikt interesi, bëjnë reformë palët, duke folur dhe vendosur për portofolat e tyre”, tha Brahaj. Ndiqni prononcimin e saj të plotë, në Ditarin e orës 09:00 në A2. (A2 Televizion)
Reforma zgjedhore, Brahaj: Na hedhin hi syve, drafti në komision i dobët
