Refuzohet kërkesa e Zelenskit, NATO: Lufta të mos dalë jashtë Ukrainës, sjell më shumë vdekje

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 17:16 | Bota
Refuzohet kërkesa e Zelenskit, NATO: Lufta të mos dalë

Ukraina vijon të mos marrë nga NATO dhe Gjermania atë që po kërkon prej kohësh, vendosjen e një zone ndalim fluturimi mbi qiellin e saj.

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, dhe kancelari Olaf Scholz, bën të qartë se konflikti nuk duhet të dalë jashtë territorit të Ukrainës.

“NATO ka një përgjegjësi që të parandalojë që ky konflikt të përshkallëzohet dhe më tej. Ajo do të ishte edhe më e rrezikshme dhe mund të shkaktojë më shumë vuajtje, vdekje dhe shkatërrimi. Kjo është lufta e presidentit Putin. Ai duhet ta ndalojë atë duke tërhequr forcat dhe të angazhohet në diplomaci në mirëbesim”, tha Stoltenberg.

Ndërsa kancelari gjerman u shpreh: “Ditë pas dite, Putin sjell vuajtje të tmerrshme dhe vdekje për popullin e Ukrainës , ai gjithashtu sjell vuajtje për popullin e tij. Fati i popullit të Ukrainës na prek thellë. Ne po vazhdojmë të mbështesim ukrainasit e guximshëm që po mbrojnë vendin e tyre dhe po i rezistojnë agresionit rus, përmes mënyrave financiare, humanitare dhe me pajisje ushtarake. Gjermania po kontribuon dhe do të vazhdojë ta bëjë. Por një gjë duhet thënë qartë dhe pa mëdyshje. NATO nuk do ndërhyrë ushtarakisht në këtë luftë”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos