Reja e nis me humbje, Shqipëria bën lojën, por fiton Islanda

Nga A2 CNN
8 Qershor 2019, 15:52 | Futboll

Edy Reja e ka nisur me humbje aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 1-0 në Islandë.

Edhe pse Shqipëria kishte tjetër “fytyrë” krahasuar me ndeshjet e shkuara, sërish në fund kuqezinjtë dolën të humbur nga kjo transfertë e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Rastet për kombëtaren shqiptare nuk munguan në pjesën e parë dhe për t’u veçuar ishte një goditje e minutave të para nga Hysaj.

Megjithatë, në momentin më të mirë për kombëtaren tonë, ishte Islanda që arriti të shënojë. Gudmundsson depërtoi bukur në mbrojtjen tonë dhe i vetëm me Berishën nuk e pati të vështirë të kalonte Islandën në avantazh.

https://a2news.com/2019/06/08/reja-nuk-e-meritonim-humbjen-mund-te-kishte-edhe-dy-penallti/

Deri në minutën e fundit, Shqipëria bëri të gjitha përpjekjet të paktën për të gjetur golin e barazimit, por nuk ia doli.

https://a2news.com/2019/06/08/portieri-i-mohoi-golin-hysaj-kam-vite-qe-provoj-skam-fat/

Me këtë humbje, situata në grup vështirësohet shumë për Shqipërinë, pasi pas 3 ndeshjeve të para, kemi arritur të grumbullojmë vetëm 3 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos