Reja ndërton skuadrën nga fillimi, mungon edhe Uzuni

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 16:10 | Aktualitet

Kombëtarja Shqiptare do të luajë pa 5 titullarë të rëndësishëm në dy ndeshjet e muajit shtator, pasi listës së gjatë, së fundmi, i është shtuar dhe Myrto Uzuni. Futbollisti i Granadës edhe këtë të martë është stërvitur i veçuar nga grupi dhe sipas stafit mjekësor, të pakta janë gjasat që 26-vjeçari të rikuperohet në kohë. Sa i përket pjesës tjetër të grupit, ka vijuar stërvitjen intensive në Durrës dhe është gati për dy sfidat e Ligës së Kombeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos