Rekord rastesh ditore në Gjermani, mbi 65 mijë të infektuar, transporti dhe puna me “green pass”

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 19:19 | Bota
Rekord rastesh ditore në Gjermani, mbi 65 mijë të infektuar,

Gjermania është kthyer në epiqendrën europiane të valës së katërt të pandemisë koronavirus. Në 24 orët e fundit raportoi një rekord prej mbi 65 mijë rastesh të reja, duke shënuar një rritje të lartë krahasuar me një ditë më parë.

Zyrtarët e shëndetësisë publike paralajmërojnë se bilanci i vërtetë i pandemisë është dy ose tre herë më i lartë nga se raportohet. Kancelarja në largim, Angela Merkel, ia atribuon këtë situatë alarmante nivelit të ulët të vaksinimit.

Gjermania ka ndër nivelet më të ulëta të imunizimit në Europën perëndimor. Rreth 33 për qind e popullatës nuk ka mbrojtje kundër Covid-19. Për të thyer këtë valë të katër të pandemisë, Bundestagu gjerman aprovoi disa masa të reja të propozuara nga mazhoranca e re e përbërë nga Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe Liberalët.

 “Më shumë njerëz do të infektohen dhe sëmuren, disa prej tyre rëndë. Kjo më shqetëson shumë dhe po e them qartë: jemi në një situatë emergjence, veçanërisht në spitale dhe duhet të reagojmë tani”, Kathrin Goering-Eckardt, deputete i Të gjelbërve.

Në masat e aprovuara është edhe përdorimi i pasaportës së imunitetit për të shkuar në punë dhe në mjetet e transportit publik. Synimi është që të nxitet vaksinimi, por në parlamentin gjerman pati edhe kundërshtime.

 “Çdo ditë 6 persona vdesin nga vaksinimi dhe 13 të tjerë të imunizuar plotësisht vdesin nga koronavirusi. Çdo vaksinim tjetër i padobishëm si ky me shumë efekte anësore do të ishte hequr nga tregu me kohë”, tha deputeti i djathtë i AFD-së, Martin Sichert.

Masat e reja u aprovuan me 398 vota pro, 254 kundër dhe 36 abstenim. Që ato të hyjnë në fuqi duhet të miratohen edhe në Bundesrat, senatin federal të Gjermanisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos