
Një tjetër koncesion do t’i shtohet listës së gjatë të këtyre projekteve, duke rënduar më tej buxhetin e shtetit.
Bëhet fjalë për shërbimin laboratorik që do të shtrihet në 18 spitale në të gjithë vendin, vlera e të cilit, sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përllogaritet në 1,2 miliardë lekë.
“Koncesioni i ri shtrihet në vitin 2020. Buxheti i alokuar për koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë janë 4,5 miliardë lekë. Partneriteti i ri është për laboratorët në 18 spitalet e vendit”, tha Manastirliu. (A2 Televizion)