Gjeografia e tregtisë po ndryshon, Kina ndër partnerët kryesorë të Shqipërisë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 16:55 | Ekonomi
Gjeografia e tregtisë po ndryshon, Kina ndër partnerët

Shqipëria ndryshon partnerët e saj tregtarë. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se nëse deri pak kohë më parë, ndër partnerët kryesorë për import/eksporte ishin vendet europiane, si Gjermania, tashmë orientimi është drejt Turqisë dhe Kinës.

Sipas INSTAT-it, partneri kryesor tregtar vijon të jetë Italia me 31.7% të totalit të shkëmbimeve tregtare, pasuar nga Turqia, Greqia në vend të tretë dhe Kina që renditet në vendin e katërt.

Vërshimi i produkteve “Made in China” shpjegohet me çmimet e ulëta që ofrohen dhe që janë të përballueshme nga një pjesë e mirë e familjeve shqiptare.

https://a2news.com/2019/11/21/tregtia-e-jashtme-tkurren-eksportet-3-6-me-pak-per-10-mujorin/

“Pushtimi” nga mallrat kineze nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në pjesën tjetër të botës. Niveli i lartë i prodhimit dhe çmimet e ulëta që ofrohen,  konkurrojnë fort me produktet vendase. Kjo është edhe arsyeja e luftës tregtare, mes dy ekonomike më të mëdha të botës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, një konflikt që është tensionuar shumë vitin e fundit nëpërmjet vendosjes së barrierave tarifore reciproke mes dy vendeve (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos