Rëndohet situata nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 7 të vdekur në 24 orë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 15:34 | Ballkani
Rëndohet situata nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 7

Në Maqedoninë e Veriut vijon të rëndohet situata nga pandemia e koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur me Covid-19. Deri tani, në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 164 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë kryer 1019 teste, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 persona.

Në total, numri i të prekurve ka shkuar në 3364, nga të cilët 1664 janë shëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos