Rënia e ekonomisë, Ahmetaj kundër Denaj për faktorët e ngadalësimit

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 16:44 | Ekonomi
Rënia e ekonomisë, Ahmetaj kundër Denaj për faktorët e

Ndërsa rritja ekonomike është përgjysmuar këtë vit, debati është fokusuar tek faktorët që e kanë shkaktuar atë. Për qeverinë, kjo ka ndodhur për shkak të energjisë elektrike, mbylljes së lojërave të fatit dhe krizës politike.

Ndërkohë Banka Botërore evidenton edhe një tjetër element, që është ngadalësimi i reformave. E këto të fundit varen nga qeveria. Pak ditë më parë, ky debat u bë në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, mes ministres së Financave Anila Denaj dhe ish ministrit të këtij dikasteri, Arben Ahmetaj.

“Rritja ekonomike do një vëmendje si në aspekt shifrash ashtu dhe strukturash dhe sigurisht ulje të ndikimit të përqendrimit nga sektorë të veçantë si ai i energjisë, ku këtë vit të paktën në termat e 6 mujorit të parë ka pasur një ndikim jo pak me 1 pikë përqindje”, tha ministria Denaj.

Ndërsa ish ministri Ahmetaj u shpreh “Ne në sektorin energjetik dhe një porcion jo të vogël të rritjes ekonomike i dedikohemi energjisë, motit, Zotit. Ka një faktor të panegociueshëm: Reformat. Në një moment të mungesës së reformave në 2017 e gjithë axhendave e reformave “fullspeed” që provokoi pozitivisht të gjithë fondamentit ekonomike”

Ndryshe nga Banka Botërore dhe FMN, që kanë rishikuar në rënie treguesin e rritjes ekonomike këtë vit, qeveria i qëndron objektivit prej 4.3%, të parashikuar që në janar. Reflektim nuk pati as në aktin normativ të rishikimit të buxhetit, draft që ka nisur të diskutohet në komisionet parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos