Euro ka prekur një nivel të ri rekord ditën e sotme, duke zbritur në 101.09 lekë, duke sinjalizuar gjithashtu se kuota 100 lekë mund të preket shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar. Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë regjistroi po ashtu dollarin amerikan për herë të parë poshtë 90 lekëshit. Trendin rënës të euros dhe ndryshimet që sjell në ekonominë shqiptare, i komentoi në “Ditar”, producentja ekzekutive e biznesit në A2CNN, Aurora Sulçe. (A2 Televizion)
"Rënia e euros do të vazhdojë, në mesin e gushtit mund të këmbehet me 95 lekë"
