Replika në spital, ish-deputeti demokrat akuzon Lleshajn për dhunë

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 10:11 | Politikë
Replika në spital, ish-deputeti demokrat akuzon Lleshajn për

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka replikuar mbrëmjen e së dielës në ambientet e Spitalit të Traumës me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn.

Debati ka nisur në kohën kur ministri Lleshaj është futur në ambientet e spitalit për të vizituar efektivët e plagosur, ndërsa Spahia e ka akuzuar si përgjegjësin kryesor të dëmtimeve të qytetarëve dhe efektivëve të policisë.

Debati ka degjeneruar deri në marrjen me forcë të Spahisë nga efektivët e policisë që shoqëronin ministrin e Brendshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos