Reshjet e shiut përmbytin në pak minuta Vlorën

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 20:13 | Aktualitet

Kanë mjaftuar pak minuta reshje të dendura shiu për të krijuar një situatë kaotike në rrugët e qytetit të Vlorës, të cilat u përmbytën nga uji.

Rrugë të qytetit u gjendën nën pushtetin e ujit për 1 orë.  Për pasojë rruga, në vendin e njohur si  “Albano dhe Romina’ ka pasur  probleme në qarkullim.

Problematike edhe akset lidhëse nga rruga Trasballkanike në drejtim të bulevardit, kryesisht “Veledin Kollozi” dhe Rruga “Kosova”. Situata po monitorohet nga punonjësit e ujësjellësit dhe kanalizimeve që po punojnë për normalizimin e situatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos