Nga lufta e Kosovës te dëshira për të fituar çmimin Nobel, nga një vend që quhet Meslumas, Namik Dokle sjell kronikat që bëjnë jetën e banorëve dhe pushtetarëve. Një veprën e re që e dërgon sërish edhe në vendlindjen e vet.
Janë dy lajme që raportohen nga Meslumasi, një qytet jo edhe aq fiktiv, një qytet që na e prezanton në librin e ri Namik Dokle. Në këtë qytet dy fëmijë janë zhdukur, por po aq ka humbur edhe çmimi Nobel për Paqen një çmim që qyteti e kishte fituar më herët.
Këto lexojmë mes rreshtave të parë të veprës së re të Namik Dokles, në prezantimin e së cilës na zbulojnë më shumë edhe studiuesit.
Libri u prezantua në sallën e Akademisë së Shkencave, që është edhe institucioni që zyrtarisht propozon për Çmimin Nobel. (A2 Televizion)