
Gjuha e komunikimit e kryeministrit Edi Rama në raport me publikun, median dhe ndërkombëtarët është diskutuar në studion e Ditari në A2 CNN. Sipas ekspertëve të komunikimit, Lutfi Dervishi dhe Jonila Godole, retorika e kryeministrit është në funksion të fushatës dhe interesave të tij.
“Është në funksion të marrjes së votave. Gjuha e tij e pandryshueshme, por në interes të tij, është në varësi të fushatës dhe mandatit të tij”.
Sipas Godoles, ai ia ka dalë që me natyrën e vet të një rebeli egocentrik janë përpjekje për të rënë në sy dhe për të tërhequr vëmendje.
“Retorika që ka përdorur kohët e fundit ka funksionuar, mendoj që ka funksionuar, nuk ka thyerje, por vazhdimësi. Retorika politike është e vjetër sa pushteti dhe instrumenti bazë i manipulimit publik. Dy janë shqisat që prek një retorikë, janë sytë dhe veshët. Gjuha që përdoret prek këto dy shqisa dhe në varësi të emocionit që krijon duhet të pranojmë që ai shkakton emocion që mund të jetë pozitiv ose negativ. Na pëlqen apo jo ai godet se bazohet në disa pritshmëri të caktuara dhe më e rëndësishmja që prek, është modeli i një burri të fortë dhe vendos e drejton me dorë të fortë të një babai të rreptë”.
Për gazetarin Dervishi, gjuha e komunikimit të Ramës përçon një mesazh te njerëzit apo te deputetët, si në rastin kur doli me këpucë të grisur.
“Komunikimi ka të bëjë me nivele të ndryshme audiencash, ka një komunikim të caktuar. Tregoi që ishin grisur edhe këpucët dhe çoi mesazh te deputetë që të bëjnë të gjithë të njëjtën gjë, të shkojnë te njerëzit”.
Sa i takon gjuhës së Ramës, në raport me ndërkombëtarët, Dervishi është një agresion i tij për të mbuluar dështimet.
“Në përgjigjen me ambasadorë tregon sovranitet, por duhet parë në sondazhe publike. Është në funksion të marrjes së votave. Rama është përpjekur që të imponojë se është ndryshe, ka një dështim të qartë tek afrimi me BE, ka dështuar me negociata. Lista është e qartë e detyrimeve prioritare. Në këtë kuptim dështimi për negociatat është në krahun tonë se në të BE-së, dhe një mënyrë për ta mbuluar është agresioni verbal apo shpërfillja me BE-në. E kemi parë me tërmetin, vaksinat. Është një parapërgatitje”. (A2 Televizion)